Ditët e fundit në media ka qarkulluar një lajm ku thuhej se Miley Cyrus dhe Liam Hamsworth i kanë dhënë fund martesës së tyre.
Ky lajm i trishtoi të gjithë fansat e tyre dhe ndoshta shumë prej nesh kishte shpresa se nuk do të ishte i vërtetë.
Megjithatë në një deklaratën të bujshme në Twitter këngëtarja na ka shuar çdo shpresë.
Ajo ka folur për herë të parë mbi ndarjen dhe e ka pranuar atë publikisht.
“E vërteta është se pasi unë u pajtova me Liam isha në një marrëshënie tjetër. Këtu nuk ka sekrete për t’u zbuluar. Unë kam mësuar nga çdo eksperiencë në jetë. Nuk jam perfekte dhe nuk dua të jem, është e mërzitshme. Unë jam rritur”, shkruan Miley.
Më tej Miley shton se tradhtia nuk është arsyeja e ndarjes dhe pavarësisht gjithçkaje ajo vazhdon të dashurojë Liam-in
“Unë mund të pranoj shumë gjëra, por jo ato që thuhen se unë dhe Liam prishëm martesën pas një tradhtie. Unë dhe Liam iahim bashkë për një dekadë. Unë e kam thënë dhe është e vërtetë. Unë e dua Liam dhe do e dua gjithmonë” shkruan Miley duke na lënë zemërthyer.
Mesa duket Miley është duke vazhduar jetën në krahët e mikeshës së saj Kaitlynn Carter, me të cilën është parë edhe në momente intime.