AktualitetFlashKosovaKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Deklarata ‘bombë’/ Zeman konferencë me Vuçiç, Çekia paralajmëron tërheqjen e njohjes për Kosovën

Presidenti i Republikës së Çekisë, Millosh Zeman, dje ka mbërritur për një vizitë në Beograd ku është pritur nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Ndërsa dje në këtë pritje i kishte pëshpëritur Vuçiçit se nuk i pëlqen Kosova, në një konferencë për media të mbajtur sot pas takimit, Zeman ka paralajmëruar se shteti i tij do të shqyrtojë tërheqjen e njohjes për pavarësinë e Republikës së Kosovës brenda një muaji, shkruan telegraf.

Presidenti Zeman, roli i të cilit në Çeki është vetëm ceremonial, e ka pranuar se për një gjë të tillë duhet të vendosin institucionet tjera të shtetit, duke shtuar se nuk mund të imponojë qëndrimin e tij.

“Unë nuk mund të imponojë pozicionin tim, por ajo që mund të bëjë është që të japë një muaj kohë për konsultime të autoriteteve, rreth asaj nëse është e mundur ta tërhqim njohjen”, ka shtua tutje presidenti çek.

Zeman ka thënë se shpreson që të marr përkrahje Ministri i Mbrojtjes, Lubomir Mentar, i cili kishte deklaruar se ishte një gabim diplomatik, vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Ai me siguri do të jetë në anën time, kush do të jetë në anën tjetër, do ta shohim”, ka thënë Zeman transmeton Express.

Ndryshe Zeman nuk përfaqëson qëndrimin e qeverisë së Republikës së Çekisë, e cila e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Ndër të tjera Zeman ka thënë që një vend i cili drejtohet nga “njerëz të luftës”, nuk duhet të jetë pjesë e komunitetit të vendeve demokratike.

Ndërkohë Vuçiq ka falënderuar Zemanin për pikëpamjet e tij rreth Kosovës, duke treguar se e ka informuar atë për problemet mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Nuk prisja që ai të niste ndonjë iniciativë”, ka thënë Vuçiç.

Në fund presidenti i Serbisë ka treguar që presidenti çek a ka ftuar për një takim në Pragë, ku do të takohen Grupi i Vishegradit

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *