AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Deftesa me dy boja/ Flamur Golemi i përgjigjet akuzave për gjimnazin, po sytë na mbetën te nota e gjuhës së huaj

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi, mbi të cilin janë hedhur akuza se nuk ka pëfunduar shkollën e mesme, ka publikuar së fundi deftesën e tij.

Në një përgjigje për gazetarin Telsin Skuqi, Golemi publikon deftesën ku shihet se e ka mbaruar shkollën e mesme në vitin 1994, mirëpo në CV-në e tij shkruhet se ai e ka përfunduar gjimnazin në vitin 1996.

Dhe pikërisht këtu lindin edhe dyshimet, në rast se Golemi e ka përfunduar shkollën në 1994 siç pretendon, atëherë pse ai ka qëndruar dy vite pa e nisur shkollën e lartë për mjekësi të përgjithshme.

Në deftesën e kryebashkiakut shihen dhe notat e tij, ndërsa i kërkohet që të punojë më shumë në lëndën e gjuhës së huaj të cilën e ka 6. Një tjetër element që vërehet në këtë dokument është fakti se është punuar me dy boja të ndryshme stilolapsi, gjë e cila bie ndesh me rregullat në vendin tonë.

Gjatë ditës së djeshme gazetari e sfidonte Golemin se në rast se ai do të publikonte deftesat e sakta, ai do të hiqte dorë nga gazetaria investigative. 

“Loja fillon”, gazetari nxjerr dokumentet për kryebashkiakun e Ramës: Kur e ke mbaruar gjimnazin?!

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Palët politike u ulën në tavolinë për Reformën Zgjedhore, mendoni se është arritur një marrëveshje mes liderëve kryesorë dhe për çështje të tjera?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *