Një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, në Shqipëri do të nisë stërvitja më e madhe ushtarake e quajtur ‘Defender Europe 21’.
Ditën e sotme ka mbërritur në Shqipëri kontigjenti i parë i cili është pritur nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
“Ambasadorja Yuri Kim mirëpret ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey të cilët mbërritën sot në Tiranë. Ata do të ndihmojnë Shqipërinë në përgatitjen për të marrë dy helikopterë UH-60A Blackhawk nga Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu do të kryejnë trajnime për të përgatitur Forcat e Armatosura Shqiptare për stërvitjen Defender 21.“, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Në këtë stërvitje, nën udhëheqjen e ushtrisë amerikane, ku do të demostrojë aftësitë ushtria shqiptare, do të marrin pjesë mijëra ushtarë të vendeve anëtare të NATO-s, 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash patriot dhe 1000 automjete joluftarake.
(R,.G/Faxweb.al)