Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashTe FunditTe Gjitha

Defekt në një fider, katër zona të Tiranës mbeten pas energji elektrike

Disa zona të kryeqytetit kanë mbetur pa energji elektrike mbrëmjen e sotme. Një defekt në një fider në Selitë ka bërë që të mos kenë drita “Komuna e Parisit”, zona e Kompleksit” Dinamo” dhe Gardës, rruga e “Kosovarëve”.

OSHE njofton se grupet e punës kanë dalë në terren për riparimin e defektit, ndërkohë që për furnizimin e zonave me energji elektrike u vendos që të përdorej NST Qendër.

“Për shkak të një defekti në fiderin 330/NST Selitë kanë mbetur pa energji disa zona si “Komuna e Parisit”, zona e Kompleksit” Dinamo” dhe Gardës, rruga e “Kosovarëve”. Grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit. Deri ne eliminimin e avarise po veprohet për furnizimin e këtyre zonave përmes NST Qendër”- thuhet në njoftim.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *