AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha
“Dëbimi” i Lampard nga Çelsi, reagon legjenda e Liverpulit: U shkarkua shumë shpejtë, ata historikisht…

Trajneri i Rangers dhe ish-legjenda e Liverpulit, Steven Gerrard, e ka kritikuar ashpër Chelsean për shkarkimin e Frank Lampardit nga posti i trajnerit, por e ka pranuar se nuk është habitur kur e ka kuptuar se ish-bashkëlojtari i tij në Kombëtaren e Anglisë e kishte humbur punën.
Legjenda e të kaltërve u shkarkua nga posti i trajnerit të Chelseat të hënën e 25 janarit, 18 muaj pasi u emërua pas vendimit të klubit për t’i ndarë rrugët me Maurizio Sarrin.
Pavarësisht statutit të legjendës së klubit dhe golashënuesit më të mirë në historinë e klubit, Lampard nuk u tregua bindës me rezultatet e tij ndaj dhe Presidenti Roman Abramovich e shkarkoj atë.
Chelsea ishte lider i Premierligës në fillim të sezonit, por një ecuri e rezultateve të dobëta bëri që të bjerë në pozitën e nëntë dhe kjo gjë pasoi edhe shkarkimin e Lampardit. Gerrard thotë se ndihet i trishtuar dhe zhgënjyer për Lampardin, si dhe nënvizon se ai meritonte më shumë kohë.Trajneri i Rangers tha: “Jam i trishtuar për Frankun, një mik i imi dhe një njeri për të cilin kam respekt shumë të madh. Por duke e njohur atë, e di që do të rikthehet sa hap e mbyll sytë.
”“Jam i zhgënjyer për të. Mendoj se u shkarkua shumë shpejt edhe pas një rezultati pozitiv në fundjavë. Nuk i di detajet dhe marrëdhëniet e tij me klubin”. Ai shtoi: “Mendoj se kjo ishte një mundësi e mirë për Chelsean për ta ndihmuar atë gjatë një periudhe të vështirë shkaku i rezultateve të dobëta, e jo ta shkarkonte.
Por Chelsea njihet historikisht për këtë, prandaj nuk çuditem”.
- Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes8502 votes 53%8502 votes - 53% of all votes
- PS 28%, 4539 votes4539 votes 28%4539 votes - 28% of all votes
- Nuk do të votoj 9%, 1492 votes1492 votes 9%1492 votes - 9% of all votes
- LSI 5%, 785 votes785 votes 5%785 votes - 5% of all votes
- Të tjera 4%, 666 votes666 votes 4%666 votes - 4% of all votes