Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

DEBATI/ Salianji: Ke frikë të përballesh me krimin, o babagjysh krimi; Klosi: Ik o çunak

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji i ftuar në emisionin “360 Gradë” është përfshirë në debat me ish-kreun e SHISH, Fatos Klosi, ku nuk kanë munguar edhe sulmet e drejtpërdrejta.

Klosi është i drejtuar Salianjit se po e bën të korruptuar policinë. Ndërsa Salianji i ka thënë se “nëse kë frikë të përballesh me krimin dhe të thuash vetëm të pavërteta, lëri të tjerët që s’kanë frikë të flasin”.

Debati:

Klosi: Ju po e bëni të korruptuar (policinë) tani ju prish imazhin. Ai që vete arreston, vete na mbështet edhe drogën. Po qe e vërtet kjo…

Salianji: Po e vërtetë është. Ku jeton?

Klosi: Unë në mars.

Salianji: Por po jetove në mars nuk e di ti që 3 drejtorë policie janë në arrest. Ti po bën politikë më shumë se të gjithë këtu. Je i vetmi.

Klosi: Pse nuk të pëlqen ty.

Salianji: Nëse 5 të tjerë këtu po flasin profesionalisht, ti po flet politikisht.

Klosi: Politikë është vetëm ajo që thua ti.

Salianji: Nëse kë frikë të përballesh me krimin dhe të thuash vetëm të pavërteta, lëri të tjerët që s’kanë frikë të flasin. Dëmi më i madh që mund t’i bësh këtij vendi është riaktivizimi. 

Klosi: Je shumë i vogël për të më thënë mua ke frikë.

Salianji: O babagjysh krimi që ke pas akuza shumë të mëdha. Nëse ka një situatë që e ka ndihmuar krimin dhe kriminalitetin ka qenë që në kohën kur ke qenë ti./ora/

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.