Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Gjuzi nuk i bindet dènimit: Do vazhdoj me shkèljen e Rregullores/ Ruçi: Mos ndërhy, je i sèmurë

Deputeti Kujtim Gjuzi është shprehur i índinjuar për dènimin e dhënë nga Byroja e Kuvendit për tu përjashtuar nga seancat. Në fjalën e tij në seancën plenare, Gjuzi u shpreh se nuk duhet të ishte dènuar pasi ishte vetëm ai që mbajti në këmbë parlamentin dhe kryetarin Ruçi në postin që mban.

Ndër të tjera tha se nuk do të bindet dhe do të vazhdojë me shkèljen e rregullores. “Kisha shkelur etikën dhe rregullore. Në fakt rregulloren e keni shkèlur ju, që nuk lejoni  të replikojë me kryeministrin edhe kur ai tenton të dènigrojë opozitën parlamentare. Unë kam respekt për postet dhe institucionet e vendit por unë nuk mund të jem dakord me ju që gjërat këtu të bëhen natën.

Ta harrojë partia socialiste se mundet të shkojë me këtë kod. Z. Kryetar ju kam thënë edhe në bisedën telefonike që patëm. Ne shqiptarë jemi dhe mësohet se  çfarë bëhet dhe ju më mirëkuptuat dhe ju falënderoj për këtë.

Unë nuk duhet të merrja fare dënim sepse jemi opozita që mbajtëm parlamentin në këmbë dhe ju mbajtëm edhe ju si kryetar kuvendi. Dua të shpreh índinjatën time. Nëse ju do i shkèlni rregullat edhe unë jam i gatshëm ti shkèl”, u shpreh Gjuzi.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi iu përgjigj duke i thënë se në postin që ka, e mbajnë këmbët e veta dhe i përmendi se nuk u dha një dënim më i rëndë pasi Byroja e Kuvendit mori parasysh ndjesën.

“Duhet të keni parasysh dy gjëra. Të replikash me kryeministrin e vendit politikisht duhet të jesh përfaqësuesi i opozitës parlamentare ose forcës politike më të madhe , dhe ju nuk jeni, të bësh replikë me kryeministrin duhet që ai t’ju ketë përmendur emrin tuaj. Jeni i vetmi deputet që ndërhyni në kundërshtim me rregulloren kur flet Kryeministri. Mendojeni pak veten kur ju flisni nëse ju ndërhyjnë”, tha Ruçi…(ndërhyn Gjuzi përsëri).

“Mos ndërhy, je i sèmurë në këtë pikëpamje, e treta: Të siguroj që jam mjeku më i mirë politik, nuk duhet të merrej vendim për ty, ky është ekskluzivitet i sekretariatit. Byroja e Kuvendit mori vendimin dhe pati parasysh edhe reflektimin tënd që u paraqite duke kërkuar ndjesë. Për sa i përket asaj që mazhorancën e mbajti në këmbë prezenca juaj, ju bëj me dije që mazhoranca ka këmbët e vetë ashtu si edhe unë”, përfundoi Ruçi.(A.M/Faxweb.al)

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *