Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Debati për PD-në na takon të gjithëve dhe ne e duam publik”

Gazetari i njohur Bledian Koka, ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me tensioned e krijuara Brenda Partisë demokratike pas humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit.

Sipas Kokës, debati mbi garën për liderin e partisë duhet të zhvillohet në publik, pasi do jetë edhe për opozitën që do kemi për katër vjet.

“E para…. Debati mund dhe duhet te ishte zhvilluar separi ne strukturat e partise, po ku? Ne kryesine qe nuk mblidhet prej muajsh, ne Keshillin Kombetar qe nuk lejohet te funksionoje apo ne mendjen e izoluar te kryetarit te vetngrire?!… Debati per PD-ne eshte debati per opoziten qe do kemi tani e 4 vjet dhe opozita nuk eshte vetem nje strukture, nje SHQUP apo nje kafe ne PD. Debati per PD-ne na takon te gjitheve dhe ne e duam publik. Prandaj une sot jam i rreshtuar ne krah te atyre qe e prodhojne debatin ne publik dhe jo ne krah te atyre qe e anatamojme kete debat si eunuke politike e qe duan qe mundesisht ai debat te mos ndodhe.”, shkruan Koka.

Ndër të tjera, Koka e cilëson Lulzim Bashën si fajtorin e vetëm për humbjen e PD-së. Kujtojmë se deri më tani kandidat zyrtar për garën për lidershipin ka dalë vetëm Eduard Selami, ndërsa përflitet se një tjetër kandidat i mundshëm do të jetë edhe Astrit Patozi.

REAGIMI I KOKËS

Debati ne PD…
Kam ndjekur me kujdes deklaratat nga brenda gardhit te PD-se qe thone se debati duhet te behen brenda strukturave, brenda partise, dhe jo ne publik, ne televizione e media. Kjo mendesi klienteliste dhe militantesh e nuk eshte tipike me per ata grusht mizash qe jane pajtuar me nocionin se PD ( kjo pasuri kombetare), tashme eshte thjeshte nje ndermarrje personale me karakter “akullnaje” apo “toke e shenuar” dhe asgje me shume.

E para…. Debati mund dhe duhet te ishte zhvilluar separi ne strukturat e partise, po ku? Ne kryesine qe nuk mblidhet prej muajsh, ne Keshillin Kombetar qe nuk lejohet te funksionoje apo ne mendjen e izoluar te kryetarit te vetngrire?!… Debati per PD-ne eshte debati per opoziten qe do kemi tani e 4 vjet dhe opozita nuk eshte vetem nje strukture, nje SHQUP apo nje kafe ne PD. Debati per PD-ne na takon te gjitheve dhe ne e duam publik. Prandaj une sot jam i rreshtuar ne krah te atyre qe e prodhojne debatin ne publik dhe jo ne krah te atyre qe e anatamojme kete debat si eunuke politike e qe duan qe mundesisht ai debat te mos ndodhe.

Prandaj une jam sot pro atyre qe PD-ne e shohin si une, OPOZITE, dhe jo ne krah te atyre qe SHQUP-in si tepsi. Per mua debati ne PD nuk eshte nje çeshtje e brendshme, por nje çeshtje kombetare per shkak te fatkeqesise shqiptare qe eshte vetngrire aty. Per ju qe e drejtoni debatin publik ne PD, keni te gjithe admirimin tim. Per ju qe e konsideroni debatin te panevojshem keni te gjithe mallkimin tim per nenshtrimin tuaj pa kushte se kellqe nuk keni. Per ju qe e doni PD-ne si opozite keni te gjithe mbeshtetjen time. Per ju qe e doni SHQUP-in si tepsi keni te gjithe neverine time…
p.s…PD-ja i humbi zgjedhjet dhe per kete fajtor eshte vetem Lulzim Basha…, per gjithçka tjeter ka Mastercard! (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *