AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Debati për kufijtë, deputeti: Kryefjala në Kosovë duhet të jetë liberalizimi i vizave

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në ‘Facebook’ ka komentuar mbi debatin për kufijtë midis Kosovës dhe Serbisë.

Vasili shkruan se rekomandimi pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën i 18 korrikut të këtij viti ishte historik dhe jetik për të.

Sipas tij çdo ç’përqëndrim nga ky proritet i integrimit europian, çdo debat tjetër i çdo natyrë dhe aq me keq ai për shkëmbim territoresh, janë praktikisht një rrugë e gabuar, pasi çertifikimin e Kosovës në të gjithë elementët e saj kushtetuese, territoriale, të kontrollit të kufijve,
të funksionimit të shtetit ligjor dhe të respektimit të të lirive dhe drejtave të njeriut tashmë e bëri Brukseli nëpërmjet Rekomandimit për liberalizimin e vizave për Shtetin e Kosovës.
Postimi plotë

Kryefjala ne Kosove duhet te jete liberalizimi i vizave.

Pa asnje dyshim momenti,qe po kalon Kosova eshte shume i vecante,pikerisht nga ato momente,qe nuk vijne dy here ne jeten e nje vendi.
Rekomandimi pozitiv per liberalizimin e vizave per Kosoven i 18 korrikut te ketij viti ishte historik dhe jetik per te.
Ky rekomandim eshte konfirmimi i prioritetit madhor dhe te patjetersueshem te Kosoves drejt integrimit europian si shtet dhe i konfirmimit te gjithshkaje te arritur qe nga shpallja e pavaresise dhe jetesimi i pakos se Ahtisaarit.
Cdo ç’perqendrim nga ky proritet i integrimit europian,cdo debat tjeter i cdo natyre dhe aq me keq ai per shkembim teritoresh, jane praktikisht nje rruge e gabuar,pasi certifikimin e Kosoves ne te gjithe elementet e saj kushtetuese,teritoriale,te kontrollit te kufijve,
te funksionimit te shtetit ligjor dhe
te respektimit te te lirive dhe drejtave te njeriut tashme e beri Brukseli nepermjet Rekomandimit per liberalizimin e vizave per Shtetin e Kosoves.

Tani Kryefjala e politikes ne Kosove duhet te jete Europa,kryefjala e Kuvendit te Kosoves duhet te jete integrimi europian,kryefjala e qeverise se Kosoves duhet te jete liberalizimi i vizave,kryefjala e cdo qytetari te Kosoves qe ndihet i izoluar eshte levizja e lire.
Kjo kerkon pune te jashtezakonshme dhe perqendrim shume te madh nga te gjithe ne Kosove.
Shqiperia e ka kaluar kete proces i cili ishte i gjate dhe shume i komplikuar,por suksesi ishte unikal dhe historik sepse me ne fund u cliruam nga izolimi.
Kete presin me padurim te gjithe qe te ndodhe ne Kosove,por edhe kete presim edhe ne te gjithe ne Shqiperi.
Cdo devijim nga ky prioritet madhor eshte i demshem.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.