Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Nuk ka bir nënë dhe bir k*rve të më akuzoj për spiun”, Murrizi nxjerr nga shinat analistin, plas debati në studio

Deputeti Myslim Murrizi, i ftuar në studion e Open ka debatuar ashpër me analistin Agron Gjekmarkaj. Duke folur rreth projektit më të ri politik që ai përfaqëson, Murrizi foli dhe për të kaluarën e tij politike në PD, duke thënë se është bërë deputet në moshën 27-vjeçare  dhe se qëllimi i tij në politik nuk është të sigurojë një ulëse në parlament.

Duke nxjerrë një dokument ku pretendon se nëpërmjet tij mund të gjenden ata që kanë qenë spiunë, Murrizi përplaset keq me analistin Agron Gjekmarkaj.

Myslim Murrizi: Kam një letër, ja mere lexoje (ja jep Bushatit(, nuk jam spiun… Andi Bushati: po këtu thotë që ka spiunë…

Myslim Murrizi: Ata që s’e kanë këtë, janë spiunë, kaq, e ke marrë ti? (pyet Agron Gjekmarkajn)

Agron Gjekmarkaj: Jo s’e kam marrë, Myslim Murrizi: Ore, çfarë të them ty…

Agron Gjekmarkaj: po s’ka shanse të më akuzojë njeri mua, hajde ikim në gjyq e më lep 1 mln euro… S’ka bir nënë e bir kur*e që më akuzon mua për spiun.

Myslim Murrizi: S’më vë dot gjobë mua….S’po të akuzoj.

Agron Gjekmarkaj: S’e bën dot, çoje në gjyq

“E kam qejf Agronin se është antikomunist dhe e kam qejf të debatoj me të mbase dhe pas emisionit”- ia ktheu Murrizi.

(F.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *