Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


PolitikëTe FunditTe Gjitha

Debati mes grave në mazhorancë, deputeti demokrat mbron Kryemadhin: Po ndërhyj jo për ca vota më shumë…

Pas debatit midis ministres së arsimit Lindita Nikolla dhe deputetes Monika Kryemadhi, reagon deputeti demokrat Luciano Boci.

Sipas tij, shqetësimet e ngritura nga Kryemadhi për Reformën në Arsim dhe Maturën Shtetërore qëndrojnë. Boci sqaron se në debatin mes dy politikaneve, njëra nga PS-ja dhe tjetra nga LSI-ja, por ndërhyn jo për “ca vota më shumë”, siç i tha një orë më parë Nikolla, Kryemadhit.

REAGIMI I BOCIT

E ndoqa debatin e zhvilluar në distancë mes Nikollës e Kryemadhit për maturën.
Po ndërhyj, jo për ca vota më shumë, as për të bërë avokatinë politike, por për ca të vërteta më shumë.
Shqetësimet e ngritura nga znj. Kryemadhi qëndrojnë, mgjs janë “si kofini pas të vjelit”.
E vërteta është që ishim ne (PD) që e kundërshtuam që në fillim maturën dhe procesin e ri të pranimit në Universitete, të lidhura këto me ndryshimet në Ligjin për Arsimin e lartë. 
E kundërshtuam për të gjithë atë katrahurë që prodhoi dhe që pritet të përsëritet dhe sivjet.
LSI për hir së vërtetës, kërkoi modifikime për zbutjen e efekteve negative, por nuk u dëgjua nga partneri politik. 
U realizua dhe një takim midis Nikollës e Kryemadhit, por që u shpërfill.
Zërin nuk e ngriti shumë pas kësaj, sepse në fund të fundit hezitoi, pasi ishte ajo vetë (LSI) që votoi, larg pritshmërive, ligjin e dyshimtë për Arsimin e Lartë.
Ndërsa sot drejtuese e procesit të maturës është zv/ministrja Malaj!?
Handikap shumë i madh ky për LSI!
Mostrazimi dhe heshtja që ofron Ministrja, nga ana tjetër nuk është rruga e duhur e as rruga e së vërtetës.
Përkundrazi, ngritja e problemit nga ne dhe nga kushdo që vjen, pavarësisht motivacionit, i shërben përgjegjshmërisë dhe vendimmarrjes, në favor të një procesi tërësor mature e pranimi sipas meritës, preferencës e transparencës.
Maturantët nuk mund të nanurisen me fjalë të bukura, kur pritet të gjenden në mes të njëjtit kaos, “filmi” i të cilit me fund dramatik, është parë e është fare i freskët.
Maturantët duhet të shpërblehen për investimin, mundin e djersën e tyre, gjë që formula e shpikur vjet nuk e realizoi dhe nuk e premton përsëri.
Ligji i Arsimit të lartë bashkë më procedurat të tilla të mbrapshta, duhet të abrogohet.
Kjo është zgjidhja dhe jo retorika e përkohshme. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *