Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëShëndetiTe FunditTe Gjitha

Debati me shtimin e numrit të testimeve, përgjigjet Manastirliu: 20.000 të tjerë do të vijnë nga…

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka floor në lidhje me debatin e fundt për sa I përket situatës me pandmeinë që po kalon vendi.

Në një intervistë për emisionin ‘Real Story’ ajo tha se 20.000 të tjerë do të vijnë nga OBSH dhe USAID, ndërkohë që total shifra e tyre do të jetë mbi 30 mijë.

Duhet të themi se dh shkaku kryesor i vdekjeve, lidhet dhe me sëmundjet shoqëruese dhe jo me CPVID,-tha ministrja Manastirliu.

“Në vijimësi ne furnizohemi me teste. 4 mijë teste po vijnë. Janë dhe 20 mijë që do të vijnë nga OBSH dhe USAID, për të mbështetur këtë fazë. Madje janë më shumë se 30 mijë. Shqipëria ka aq teste sa kërkojnë epidemiologët. Ata testojnë dhe identifikojnë rastet me qëllim ndërprerjen e infeksionit. Janë ata që janë në teren dhe drejtojnë dhe numrin e testimeve. Testimi nuk është qëllim në vetvete.

Ne kemi pasur dhe po bëjmë teste. Kjo është strategji që se kam zgjedhur unë si ministre, por e ka miratuar komuniteti i Ekspertëve. Unë personalisht ndjek këshillat e tyre. Nëse ata thonë se “nesër duhet të bëjmë më shumë teste”, nga ne nuk ka asnjë pengesë. Po si do ta ndajmë zinxhirin e infeksionit. Duhet të jemi të vëmendshëm për këtë.

Kjo është strategji e mirë përcaktuar. Në Shkodër, se u bë testimi, u gjetën rastet. Kjo situatë është një situatë që po na mëson të tërëve. Po mëson ekspertët të dinë të përballem më mirë me pandemitë, po mëson qytetarët që të respektojnë më mirë rregullat. Do të influencojë dhe politikë bërësit që të vendosin rregullin e prioritete. Kjo është pak por e sigurt.

Ka përpjekje për të mbërritur në përfundime, por s’do doja të ndalesha tek hollësitë në mes të kësaj lufte. Nuk ka referenca, në lidhje me faktin se sa persona që intubohen, humbasin jetën. Ata që kanë përfunduar në intubim, dhe kanë ndërruar jetë më pas, kanë pasur patologji të rënda. Duhet të themi se dh shkaku kryesor i vdekjeve, lidhet dhe me sëmundjet shoqëruese dhe jo me CPVID. Por jemi herët për të bërë analiza, konkluzione. Jemi shpresë plotë që do të kemi sukses në këtë luftë.”, tha ministrja.

 

Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *