Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashSportTe FunditTe Gjitha

De Bruyne rinovon me City-n / Ja detajet e kontratës së çmendur që ka nënshkruar mesfushori

Një lajm i mirë vjen për tifozët e skuadrës së “Manchester City”, pasi lojtari i tyre më i rëndësishëm, mesfushori Kevin De Bruyne, ka rinovuar kontratën e tij me “qytetarët”.

Mesfushori ka nënshkruar një marrëveshje të re me një kohëzgjatje 4-vjecare.

De Bruyne është në prag të një titulli të tretë në Premier League por është i dëshpëruar për të fituar Champions League – trofeun e një klubi që i mungon CV-së së tij.

Përsa i përket detajeve ekonomike të kontratës, mesfushori pritet të paguhet më shumë se 300 mijë euro në cdo javë.

“Pep dhe unë e shohim futbollin në të njëjtën mënyrë. Të kesh atë marrëdhënie me një menaxher është kaq e rëndësishme për mua, sepse objektivat tona janë plotësisht të përafruara, dhe ne duam të njëjtat gjëra.
Ky klub futbolli është i përgatitur për sukses. Më ofron gjithçka që më duhet për të maksimizuar performancën time, kështu që nënshkrimi i kësaj kontrate ishte një vendim i drejtpërdrejtë.
Unë jam duke luajtur futbollin më të mirë të karrierës time dhe sinqerisht ndjej se ka edhe për të ardhur.
Nuk mund të isha më i lumtur. Që kur u bashkova me Cityn në 2015, jam ndjerë si në shtëpinë time. Unë i dua tifozët; familja ime është vendosur këtu në Mançester dhe loja ime është zhvilluar shumë mirë.”- u shpreh De Bruyne

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.