Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashSportTe FunditTe Gjitha

De Biasi rikthehet si trajner dhe merr në staf një shqiptar, ja Kombëtarja që do të drejtojë

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi është rikthyer si trajner pas një mungese 3-vjeçare. Mediat e huaja bëjnë me dije se De Biasi do të marrë drejtimin e Azerbajxhanit me një kontratë dy vjeçare.

Mediat raportojnë se akordi mes De Biasit dhe Federatës Azere të futbollit ishte arritur prej muajsh për nënshkrimi i saj u shty për shkak të pandemisë së coronavirusit.

De Biasi ka vendosur të përfshijë në stafin e tij edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për ish-kapitenin e skuadrës sonë kombëtare, Ansi Agolli që 8 vjet të karrierës së tij i ka kaluar pikërisht në kampionatin azer me skuadrësn e Qarabag.

Gianni De Biasi bëri histori me kombëtaren shqiptare, pasi për herë të parë nën drejtimin e tij, kuqezinjtë u kualifikuan në fazën finale të një kompeticioni të madh siç ishte evropiani i Francës, Euro 2016.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *