Kompania e video games “EA Sports” ka njoftuar se në sezonin 2020-2021 në FIFA do të bëhet pjesë edhe ylli anglez David Beckham. Vetë kompania thekson se fansat duhet të presin deri më 4 dhjetor kur do të lëshohet paketa “FIFA 21 Beckham Edition”, për të marrë shërbimet e anglezit legjendar.
Pas disa vitesh si ambasador i “Konam-it në Pro Evolution Soccer, futbollisti anglez është një nga imazhet e FIFA-s përsëri pas 23 vitesh.Të gjithë ata që luajnë FIFA 21 pas datës 15 dhjetor 2020, do të përfitojnë një artikull unik, të pa transferueshëm të David Beckham, i cili do të jetë plotësisht falas, në versionin e tij të sezonit 2003/04, kur bëri debutimin e tij në “La Liga” me Real Madrid.
Mësohet se FIFA i ka bërë një ofertë ish-yllit të Man United dhe Real Madridit prej 40 milion paund, për tre vjet. Beckham do të përfitojë 3 herë më shumë se paga që merrte nga “Djajt e Kuq” dhe 2 fishin e madrilenëve, që e paguan me 20 milion dollarë.