Blendi Fevziu në hapje të emisionit Opinion mbrëmjen e sotme, ku po diskutohet mbi akuzat e përdorimit për fushatë të të dhënave të e-Albania nga PS, pasqyroi dhe emrin e vetë në databazën e socialistëve.
Sipas databazës së selisë rozë Fevziu konsiderohet votues i pasigurtë për PS-në, ndërkohë që kur u bë kërkimi për gazetarin Artan Hoxha, ai jo vetëm që doli si votues jo i sigurtë i Partisë Socialiste, por me preferencë partinë Demokratike.
“Këtë e kemi marrë siç e ka publikuar Lapsi. Emri, atësia, datëlindja, datëlindjen mos ma fshi se e kam dhe në facebook publik, qendra e votimit, vendlindja, numri i telefonit, nuk qenkam i sigurtë për PS-në dhe kam një patronazhist që nuk e njoh. Më kërkoni pak Artan Hoxhën. Atëherë Artan Hoxha votues i pa sigurtë për PS-në, prefernca PD”, tha Fevziu në hapjen e emisionit.