Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Dasma kthehet në tragjedi, shpërthimi i gazit vret 11 persona

Shpërthimi i një tubi gazi ngrohje vrau të paktën 11 njerëz dhe plagosi 42 të tjerë gjatë një ceremonie martesore në Iranin perëndimor, njoftoi të premten TV shtetëror i vendit.

Raporti thotë se pesë fëmijë dhe pesë gra ishin midis atyre që u vranë në shpërthimin, i cili ndodhi të enjten në mbrëmje në qytetin me shumicë kurde Saqqez, rreth 450 kilometra (255 milje) në perëndim të kryeqytetit, Teherani.

Tre nga të lënduarit u raportua se ishin në gjendje të rëndë. Raporti i TV thoshte se incidenti ndodhi pas një rrjedhje nga tubi që ushqente ngrohësin brenda sallës së dasmave.

Qeveria njoftoi zi kombëtare një ditore në provincën e Kurdistanit perëndimor.

Irani herë pas here sheh incidente të tilla, për të cilat kryesisht fajësohen për mospërfillje të masave të sigurisë, pajisjeve të vjetra dhe shërbimeve të papërshtatshme të urgjencës.

Në 2005, një zjarr shpërtheu në një xhami në qendrën e Teheranit gjatë lutjeve, duke vrarë 59 besimtarë dhe plagosur rreth 250 njerëz.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *