Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Dashuria me një burrë të martuar, rrëfehet Enca: U frymëzova nga historia ime personale

Këngëtarja e famshme Enca ka vetëm pak ditë që ka nxjerrë këngën e saj më të fundit dhe po bën namin me klikime.

Mirëpo fabula e kësaj kënge, dashuria me një burrë të martuar, ka shkaktuar reagime të shumta në publik.

E pyetur nga “Prive”, këngëtarja ka rrëfyer se duke qenë se tekstin e ka shkruan vetë, historia ka pikënisje personale.

“Normalisht duke qenë që këngën e kam shkruar vetë, kam pasur një pikënisje personale emocionale. Nuk ka qenë aq tragjike sa në video sepse normalisht për krijimin e një minifilmi do na duheshin detaje më tragjikë. Nuk kam kaluar deri aty. Ka disa detaje të vërteta nga historia, si për shembull djegia e vilës. Përveç kësaj asgjë tjetër nuk është shumë personale e imja,”- tha Enca.

Më tej këngëtarja tregoi se gjatë xhirimeve, një pjesëtar i stafit e ka gjuajtur dhe aty ka lindur ideja për frazën ‘Ku ku ai është i martum’.

(F.M/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *