Pas atentatit ndaj Ardian Çapjas, i plagosur mbeti edhe një punonjës i zjarrfikëses. Pak minuta pas sinjalizimit për plagosje një makinë u gjet e djegur në zonën e Fushë Mbretit, ndërsa sipas burimeve të
Faxweb.al bëhet me dije se brenda saj ka pasur fishekë të pashpërthyer.
Gjatë aksionit për fikjen e zjárrit brenda saj ka mbetur i lënduar dhe një punonjës i zjárrfikëses së
Elbasanit, i Dashamir Muhaxhiri, 28 vjeç i cili ka marrë një plumb.
Muhaxhiri ka thënë në momentin që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ka pasur një si shpërthim, por që nuk e kanë kuptuar në fillim çfarë ishte.
“Ngjarja ka ndodhur pas një njoftimi zjarri se na thanë se digjej një makinë, në momentin që kemi arritur në vendin e ngjarjes dhe fiket makina ndodhi një shpërthim dhe nuk e vura re, por filloi dhimbja e këmbës. Nuk e di se çfarë ishte, mendova ndonjë gomë. Në këmbë kisha ashkla llamarine”, është shprehur zjarrfikësi.
Njoftimi i policisë
‘Në lagjen “Skënderbej”, Elbasan, rreth orës 09:43, është gjetur duke u djegur një mjet tip “Volksëagen”. Për shuarjen e zjarrit kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe gjatë punës për shuarjen e zjarrit është plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën, punonjësi i zjarrfikëses shtetasi D. M, 38 vjeç. Dyshohet së plagosja është shkaktuar si pasojë e plasjes së plumbave që mund të kenë qenë në bagazhin e automjetit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- njofton policia.