Ditën e fundit të detyrë së saj Shefja në largim e diplomacisë evropiane Federica Mogherini do të mbledhë liderët e Ballkanit Perëndimor në një darkë pune në Bruksel, me 29 tetor.
Shefja në largim e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini do t’i mbledhë liderët e Ballkanit Perëndimor pasi do të organizojë një darkë pune më 29 tetor ku të ftuar do të jenë liderët e Ballkanit Perëndimor.
Mogherini, ka ftuar liderët e Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, për të diskutuar së bashku në një tryezë të përbashkët në Bruksel.
Ndërkohë nuk dihet nëse në rastin e Kosovës do të jenë përfaqësues të kabinetit në largim të qeverisë Haradinaj, apo të opozitës së deridjeshme të udhëhequr nga Albin Kurti dhe Isa Mustafa që me 6 tetor kanë marrë mandatin e shumicës së zgjedhur nga populli, e ku pritet të formojnë shumë shpejt qeverinë e re.
Kjo darkë pritet të bëjë bashkë liderët e Ballkanit Perëndimor në një kohë kur në Kosovë ka ndodhur rrotacioni politik, në rajon është zhvilluar i ashtuquajtur “Minishengen Ballkanik” pa pjesmarrjen e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjes gjë e cila ka hapur edhe polemika të shumta në rrafshin politik por jo vetëm.
Ndërsa një tjetër sfidë në rajon është ajo e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i cili prej rreth një viti ka ngecur, e me fitimin e zgjedhjeve nga Albin Kurti, ftohja mes dy vendeve vijon të jetë e njëjtë dhe replikat mospajtuese po ashtu.
Vlen të theksohet fakti i situatës komplekse në dy vendet, përkatësisht Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut pas refuzimit të BE-së për mosçeljen e negociatave, ndërsa po ashtu krisja në politikën shqipfolëse ky kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e kanë kthyer me sa duket frymën e mosmarrëveshjeve mes tyre, në përballje gjyqësore, ku ky i fundit ka paralajmëruar se do ta padisë të parin e qeverisë kosovare për shpifje.
(F.GJ/FAXWEB.AL)