Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Preu trupin e gazetares dhe e hodhi në det, arratiset nga burgu 49-vjeçari, por prangoset shumë shpejt

Danezi Peter Madsen, i dënuar për torturim dhe vrasjen e gazetares Kim Val në nëndetëse, ka arritur të arratiset nga një burg në Kopenhagen ku vuan dënimin me burgim të përjetshëm.

Megjithatë, forcave të rendit nuk i është dashur shumë kohë për ta kapur sërish dhe e rikthyer në qelinë e burgut.

Tabloidi Ekstra Bladet ka publikuar pamjet e Peter Madsenit duke qëndruar i ulur në një zonë të gjelbëruar dhe duart i mbante pas shpine, derisa policia qëndronte jolarg tij.

Në anën tjetër policia ka njoftuar se e kanë arrestuar, dhe se hetues të shumtë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të mësuar më shumë detaje rreth arratisjes së tij.

Madsen në vitin 2018 ishte dënuar në qytetin e Kopenhagës me burgim të përjetshëm për vrasjen e Kim Val, gazetares 30-vjeçare nga Suedia të cilën në vitin 2017 e futi në një nëndetëse, duke i premtuar se do t’i japë një intervistë.

Ai e kishte prerë trupin e saj dhe më pas e kishte hedhur në det. E Madsen fillimisht kishte mohuar pretendimet se e ka vrarë Valovën. Ai madje thoshte se ajo ka vdekur krejt papritmas në nëndetëse.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *