Një 17-vjeçar i identifikuar si Daniel Gjinaj, ka humbur që prej datës 20 gusht në Angli dhe policia është vënë në kërkim të tij.
Mediat bëjnë me dije se për herë të fundit 17 vjeçari shqiptar u pa duke lënë Ëorthing dhe udhëtoi me tren për në Brighton, ku edhe mendohet se duhet të jetë.
Kjo nuk është hera e parë që i riu humbet, pasi edhe në gusht të vitit të kaluar ai u shpall i humbur nga mediat britanike.
Danieli është i dobët dhe me pak flokë, ndërsa policia ka vendosur një numër ku mund të kontaktojnë personat që e kanë parë shqiptarin.