AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Damiani, Eni dhe Delfini 1”, emrat e çuditshëm të kamuflimit dhe 15 udhëtimet e tjera që transportonin lëndë të rrezikshme drejt Shqipërisë

Në lidhje me operacion e mbrëmshëm ku gjatë një aksioni policor në qytetin e Vlorës që kishte si qëllim parandalimin dhe goditjen e në tentativë të një grupi që po tentonte futjen e një sasie të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme  e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

Në këtë operacion u ndaluan  6 persona përgjegjës pasi gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës  Brindisi – Vlorë ishte një sasi e papërcaktuar mbetjesh të ndaluara e të dyshuara të rrezikshme, për të hyrë në Republikën e Shqipërisë.

Mediat italiane shkruajnë se materiali u udhëtoi sikur ishin lëndë për pastrim kimik të porositur nga kompania shqiptare “Delfini 1”.

Sipas tyre, ngarkesa e mbeturinave të rrezikshme u zbulua në bordin e tragetit “Damian” që nga udhëtuar nga Brindisi në drejtim të Vlorës. Qese të zeza plot me asbest dhe fuçi të cilat mbajnë shenjën ENI, me substanca të dëmshme u grumbulluan në traget.

Sipas të dhënave të para, të paktën 15 udhëtime të tjera u bënë nga Italia. Kapiteni i trageteve dhe zëvendësi i tij ishin midis të arrestuarve.

Sipas informacionit të marrë në rrugën operative nga strukturat e departamentit të policisë kriminale cituar nga mediat italiane, një traget që po largohej nga Italia transportonte një sasi të konsiderueshme të mbeturinave të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, me qëllim depozitimin e tij në Shqipëri.

R.G/FAXWEB.AL

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *