Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, ka sulmuar mbrëmjen e sotme Kryeministrin Edi Rama, për të cilin thotë se ka bërë gati dhomën ku do shtrohet pas 25 prillit, në kërkim të rrethanave lehtësuese për vjedhjet kriminale, që u ka bërë shqiptarëve.
Teksa publikon një foto të psikiatrise se Vlores, Tedi Blushi nuk la pa sulmuar edhe Damian Gjiknurin, drejtuesin politik të Vlorës të PS-së për të cilin u shpreh konkretisht “Në mungesë të kartelës mjekësore, Damjan Qameti, por dhe Çimkat e tjerë, e dinë shumë mirë vendin ku do të përfundojnë!”
“I sëmuri i Surrelit, që tmerrohet nga afrimi i 25 Prillit e ka bërë gati edhe dhomën ku do të shtrohet më 26 Prill, në kërkim të rrethanave lehtësuese për vjedhjet kriminale, që u ka bërë shqiptarëve.
Në mungesë të kartelës mjekësore, Damjan Qameti, por dhe Çimkat e tjerë, e dinë shumë mirë vendin ku do të përfundojnë!
Skenari i tjetërsimit të vullnetit të vlonjatëve është zbuluar dhe përvëluar bashkë me Çimkat e Damian Qametit.
Ora e gjykimit popullor po afron! Përballjes me Presidentin Meta nuk i shmangeni dot!
Së shpejti do takohemi te Sheshi i Flamurit! Presidenti Meta, si përherë, në krye të mbrojtjes së zgjedhjeve dhe rendit kushtetues! Vlora do t’ja bëjë fora!” shkruan Blushi në Facebook.
Prej ditësh ka nisur një debat në distancë mes Presidentit Meta dhe Kryeministrit Rama, me këtë të fundit që e akuzoi Metën që takohet skutave me subjekte të OFL dhe gjykatës e prokurorë të shkarkuar nga vetingu, duke shtuar se Presidenti është kandidat i opozitës në qarkun e Vlorës. Meta iu përgjigj se në Vlorë do të ndodhet deri më 26 prill, për të garantuar vota të lira e të ndershme.
(E.H/Faxweb.al)