Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Gjiknuri ‘konfirmon’ ndryshimet në qeveri: Askush s’e ka postin me tapi, dhe unë isha ministër dhe lëviza

U raportua më herët në media se kryeministri Edi Rama kishte vendosur që para zgjedhjeve të vitit 2021 të bënte disa ndryshime në kabinetin qeveritar por edhe në drejtimin e qarqeve nga PArtia Socialiste, ndërkohë që në lidhje me këtë është pyetur sot në Vlorë ish-ministri Damian Gjiknuri.

Ky i fundit, i cili është deputet dhe bashkëkryetar i Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore si dhe drejtues politik i PS-së në Vlorë, tha se shumë shpejt mund të ketë ndryshime në institucionet kryesore.

Duke iu referuar shkarkimit të tij disa vite më parë nga posti i ministrit dhe treguar nga ana tjetër se është mirëkuptues ndaj lëvizjeve të tilla, Gjiknuri tha se askush nuk i ka postet me tapi, duke theksuar se ndryshe nga sa më parë, pas shkarkimit të tij nga posti,  ka marrë poste të tjera politike. Kështu Gjiknuri  paralajmëron në këtë mënyrë se mund të ketë ndryshime dhe në qeveri.

“Drejtuesit e institucioneve nuk i kanë me tapi ato gjëra, unë kam qenë ministër, lëviza, mora poste politike. Pra jeta në politike është një gjë që vazhdimisht evolon. Ka drejtues që mund të lëvizin”, tha ish-ministri.

Kryeministri Edi Rama, duket se po bëhet gati për një operacion politik të ngjashëm me vitin 2016-2017, si një manovër përpara zgjedhjeve parlamentare të 2021-shit. Mësohet se me afrimin e atmosferës elektorale, PS-ja pritet të bëjë disa lëvizje si në organizimin e brendshëm partiak, ashtu edhe në atë të qeverisë. Ka disa variante që konturohen si mundësitë e një lëvizjeje që të sjellë më shumë vibracion tek militanca dhe elektorati, i mësuar me një klimë të ndenjur disa vjeçare.

Dy lëvizjet kryesore që do të prekin qeverinë e Edi Ramës janë rikthimi në Kosovë i ministres së Arsimit, Besa Shahini dhe shefit të diplomacisë në detyrë, Genti Cakaj. Të cilët pritet të shërbejnë si një “ardhje e re” në PDK-në e Kadri Veselit, pas trazimit që ka pasur kjo forcë politike si pasojë e akuzës nga Prokuroria Speciale ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Nga ana tjetër, mësohet se Cakaj e Shahini nuk do të jenë lëvizjet e vetme në kabinet, por ka gjasa që dy sektorë që mund të preken është edhe Drejtësia dhe Financat. Etilda Gjonaj, ministrja aktuale e Drejtësisë, si dhe Anila Denaj, ministrja e Financave, pritet të dërgohen si drejtuese politike në dy qarqe të rëndësishme të vendit, ku ka pasur më shumë polemika dhe probleme.(lexo të plotë lajmin).

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *