AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Dallgëzimi i lartë në det, qindra emigrantë presin prej dy ditësh pritje në Portin e Brindisit

Festat e fundvitit si çdo periudhë tjetër të tillë kthejnë në atdhe emigrantët shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të Europës por jo vetëm.

Ndërkohë, ditën e sotme ata që janë nisur për të ardhur nga Italia përmes detit janë bllokuar në Portin e Brindisit për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Mësohet se qindra pasagjerë kanë mbetur në Portin e Brindisit në pritje të tragetit teksa disa prej tyre shprehen se ndodhen aty që prej orëve të para të mëngjesit të djeshëm.

Arsyeja e kësaj shtyrje të gjatë të udhëtimit të tyre është bërë mungesa e mbërritjes së trageteve nga Vlora të cilët janë penguar nga dallgët e fuqishme në det.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *