Janë publikuar pamjet e para nga tragjedia në SHBA, ku një person u fut në një market dhe qëlloi me breshëri arme, duke vrarë 10 persona mes tyre edhe një efektiv policie.
Incidenti ndodhi pak para orës 3 të kohës lokale në dyqanin ushqimor King Soopers. Shefi i i policisë në zonë identifikoi oficerin i cili u vra në market. Ai ishte 51-vjeçari, Eric Talley.
Policia më pas paralajmëroi njerëzit të shmangnin zonën. Gjithashtu, u bë thirrje që qytetarët të mos postonin në rrjetet sociale.
“Mos transmetoni në mediat sociale asnjë informacion që mund të shihni”, ishte thënë më tej.
Megjithatë, një pjesë e situatës u kap në kamera nga një kalimtar duke treguar viktimat pranë dyqanit ushqimor.
“Nuk e di se çfarë po ndodh … Kam dëgjuar të shtëna armësh, dikush është rrëzuar”, bërtet kameramani. “Ka një njeri që po shtie me armë, ikni”.
Ndërkohë policia ka arrestuar atentatorin i cili sipas pamjeve që janë publikuar në mediat e huaja ai del nga marketi i plagosur në këmbë. Kujtojmë që në harkun kohor të një jave ky është sulmi i dytë në SHBA.