FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Dalin sheshit të fshehtat e Festivalit të RTSH-së/ Tashmë edhe Erik Lloshi u kundërvihet (Video)

Kompozitorja e njohur Diana Ziu akuzon drejtuesit e Festivalit në RTSH për korrupsion në pranimin e këngëve.

Kompozitorja nuk është e vetmja që akuzon jurinë e festivalit pasi dhe këngëtari i njohur Erik Lloshi ndjehet i pakënaqur nga kjo juri.

Këngëtari nuk është pranuar të bëhet pjesë e Festivalit të Këngës në RTSH, kënga e tij u refuzua të bëhet pjesë e listës së këngëve të tjera pjesëmarrëse.

I ftuar së fundmi në emisionin “Semafor” në RTSH, Eriku u shpreh se ky është një vendim i padrejtë dhe zbuloi se në festival ka kompozitorë të huaj, gjë që nuk është e lejueshme.

“Isha me tekst dhe muzikë të shkruajtur nga vetë unë. Me atë informacion që kam, ka kompozitorë të huaj gjë që nuk është e lejueshme dhe më vjen shumë keq për këtë pjesë. Ka kompozitorë që nuk kanë kombësi shqiptare. Unë do vazhdoj ta them që është e padrejtë”, tha Eriku.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *