Ky është momenti kur gruaja është vrarë nga bashkëshorti në Elbasan dhe trupi i saj i pajetë dergjet në banesën e tyre.
Ngjarja e ndodhur mesditën e sotme, ku 58-vjeçari Koço Buzo qëlloi për vdekje me armë gjahu gruan e tij Liljana Bozo dhe plagosi dy kalimtarë të rastit ka tronditur mbarë opinionin publik.
Burime bënë me dije se të plagosur kanë mbetur shtetasit Gëzim Tosila (avokati i viktimës) dhe Adriatik Kolaj, ndërsa e gjithë skena u zhvillua në sytë e djalit të çiftit që ishte në konflikt.
Çifti Buzo ishte në proces divorci për shkak të dhunës që bashkëshorti ushtronte ndaj gruas së tij, e cila mbeti viktimë. Autori ishte ish-polic me profesion, nuk e ka kapërdirë dot ndarjen dhe ka qëlluar ndaj gruas së tij.
Mësohet se çifti kishte 3 fëmijë, 2 djem dhe një vajzë në moshë madhore, njëri prej të cilëve ka parë skenën e rëndë të vrasjes.
(R.G/Faxweb.al)