Kanë dalë pamjet nga aksidenti i rëndë që ndodhi në Gjakovë, ku tre persona humbën jetën si pasojë e përplasjes së një mjeti, dhe daljes së tij nga rruga. Fillimisht u tha se viktimat ishin të tre nga Shqipëria, por më pas autoritetet lokale thanë se 2 ishin shtetas kosovar, dhe një shqiptar, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.
Siç mund të shihet dhe nga pamjet, një prej trupave të pajetë ka mbetur në anë të rrugës, ndërsa vijojnë hetimet në lidhje me këtë aksident të rëndë.
Komandanti i Trafikut për rajonin e Gjakovës ndërkohë ka konfirmuar se dy prej viktimave janë kosovarë dhe një nga Shqipëria.
“Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së kushteve të rrugës dhe është përplasur në urë. Mjekët kanë ardhë në vendin e ngjarjes. Dy persona janë kosovarë, derisa një person tjetër është nga Shqipëria”, ka thënë ai për Syri Vision.
“Ju njoftojme se sot rreth ores 07:40 policia është njoftuar per një aksident ne Fshatin Raçë .Patrullat policore kane dalur ne vendin e ngjarjes ku kane verejtur se brenda veturës e cila kishte dalur jashte rruges kane qenë 3 persona. Ne vendin e ngjarjes kane dalur ambulanta, zjarrëfiksat, njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar. Nga ana e personelit mjeksorë ne vendin e ngjarjes eshte konstatuar se personat qe gjindeshin brenda veturës ishin pa shenja jete. Ju mbajmë te informuar”, ka qenë njoftimi zyrtar i Policisë së Kosovës.
(E.K/Faxweb.al)