Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Dalin pamjet e rënda: Gruaja shtatzënë e shtrirë në tokë, kalimtarët mundohen ta ndihmojnë pasi Benzi e përplasi fort teksa ecte në trotuar (VIDEO)

Fax News ka siguruar pamje të reja nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko” në kryeqytet.

Një grua shtatzënë rreth 30 vjeçe është përplasur nga një automjet tip Benz, i cili ka humbur kontrollin dhe është ngjitur në trotuar.

Në videon e mëposhtme duket gruaja e shtrirë në trotuar dhe kalimtarët që përpiqen t’i japin ndihmën e parë.

Mësohet se gruaja ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e goditjes së marrë dhe është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa shoferi i Benzit, një 19 vjeçar, është shoqeruar ne Polici.

Njoftimi i Policise:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(E.H/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.