‘Faxweb.al’ ka siguruar pamjet nga ngjarja e rëndë në Tropojë ku policia ka përdorur dhunë fizike ndaj një qytetareje e cila kundërshtonte prishjen e pronës së saj
Shahe Isuf Hajdarmetaj nga fshati Markaj Tropojë ka përfunduar në spitalin e Bajram Currit pas dhënës së policisë. Siç shihet dhe nga këto pamje ajo është e gjakosur.
Ajo kishte kundërshtuar ndërhyrjen e mjeteve të rënda për të prishur oborrin e familjes me pretendimin se aty do kalojë rruga.
Familjarët edhe pse kanë treguar vendimet e gjykatave se prona është e tyre kanë marrë përgjigje nga shefi i policisë bashkiake Avni Malaj se ai zbaton urdhrin e eprorit dhe nuk njeh vendimin e gjykatave.
https://www.youtube.com/watch?v=IXVqTEb3f9c&feature=youtu.be
Më parë në një lidhje telefonike për ‘Fax News’ motra e Shahe Hajdarmetajt, Sanije Hajdarmetaj u shpreh se Bashkia kërkon që tu marrë me forcë pronën. Ajo tha se pa praninë e ndonjë dokumenti, mjete të rënda të Bashkisë kanë ndërhyrë për prishjen e kopështit.
https://www.youtube.com/watch?v=2zK3D5LH9ZI&feature=youtu.be
Sanie Hajdarmetaj, tha se “Nuk ka qenë asnjë herë rrugë, por po na e bëjnë për inate personale.
Nuk kanë paraqitur asnjë lloj dokumenti. Ne kemi edhe vendimin e gjykatës për pronën”.
Në vijim të denoncimit të saj, Sanie Hajdarmetaj deklaroi se familjarët e saj janë shoqëruar në polici me dhunë dhe janë përgjakur. Mësohet se Ardian Hajdarmetaj është shoqëruar dhe më pas është lënë i lirë, por më vonë janë shoqëruar disa anëtarë të tjerë të kësaj familjeje.
(B.H/Faxweb)