Janë publikuar pamjet e para nga moment kur Arjan Sala hyn në magazinën ku humbi jetën si shkak i flakëve që kishin përfshirë godinën.
Kujtojmë se këtë të hënë, Arjan Sala mori titullin si ‘Dëshmor i Atdheut’ pasi hyri mes flakëve për të nxjerrë punëtorët e tjerë brenda magazinës që po digjej ku dhe humbi jetën e tij.
32-vjeçari Arjan Sala mbeti i bllokuar të mërkurën e 24 marsit në një magazinë në flakë pranë një qendre tregtare. Ai ishte përgjegjës i sigurisë, dhe në momentin që ka rënë zjarr ka hyrë për të shpëtuar persona të tjerë po ka mbetur vetë brenda.
Kërkimet për të nisën që prej të mërkurës, por mungesa e mjeteve të specializuara i bëri më të vështira kërkimet. Familjarët u bënë thirrje krerëve më të lartë të shtetit për të ndërhyrë. Trupi i pajetë i Arjan Salës u gjet në orët e oara të mëngjesit të së shtunës.
Familjarët u shprehën se në rast se do të ishte ndërhyrë shpejt, mbase do të kishte mundësi që i riu të nxirrrej i gjallë nga magazina, e cila ishte e mbushur me materiale të ndryshme, veshjesh apo metalike, që lehtësuan përhapjen e flakëve.
(R.G/Faxweb.al)