Dalin detajet e para për arratisjen e katër personave nga burgu i Tirynthas,në Greqi ku mes tyre, dy ishin shqiptarë. Arratisja e tyre ishte e vështirë për t’u kuptuar nga rojet e burgut.
Të burgosurit kanë prerë hekurat e qelive me mjete të improvizuara dhe arritën të dilnin nga oborri i burgut “nën hundë” të gardianëve.
Mungesa e tyre është vënë re vetëm gjatë numërimit të drekës. Menjëherë është lajmëruar Ministria e Mbrojtjes për të filluar hetimin dhe për të bërë të ditur identifikimin e katër personave të arratisur.