Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

EMRI/ “I kërkoi s*ks edhe mbesës së shkrimtarit Camaj”, kush është shefi i pòlicisë së Fushë Arrëzit që dhùnoi vajzën që shkoi të denonconte pèrdhunimin në grup

Shefi i Pòlicisë së Fushë Arrëzit që ka rënë në prángat e SHÇBA pasi dyshohet se pèrdhunoi një vajzë është identifikuar si Izmir Duraku. Vajza, u dhùnua për së dyti kur shkoi të dènonconte në pòlici rastin e një abùzimi sèksual nga disa punonjës të shtëpisë së fëmijës në Shkodër. Ajo vendosi që të bënte kallèzimin për shefin e pòlicisë në prani të një psikologu.

Kjo nuk është hera e parë që Izmir Duraku përdor postin për të marrë favore sèksuale. Para rreth tre vitesh, Vera Camaj, e njohur ndryshe si mbesa e shkrimtarit Martin Camaj deklaroi në media se përjetoi dhùnë prej 6 vitesh nga bashkëshorti, por nuk i jepnin urdhrin e mbrojtjes. Vite më parë u shpreh se shkoi të kërkonte ndíhmë në Komisariatin e Pòlicisë së Fushë-Arrëzit.

Kontakti i saj i parë me Izmir Durakun besohet të ketë qenë aty ku mendonte se do të gjente mbështetje dhe do ti jepte zgjidhje shqetèsimit që kishte. Në fakt u përball sërish me abùzim. Shefi i Pòlicisë zgjodhi që ti kërkonte favore sèksuale për ti dhënë urdhrin e mbrojtjes. “Shefi i Pòlicisë Izmir Duraku në momentin që i kam kërkuar ndihmë, për kèrcënimet që kam marrë më ka íronizuar duke kërkuar favore sèksuale ndaj meje. Sa herë që kam thirrur pòlicinë, asnjëherë nuk më është gjendur. Ku mund të shkoj më unë? Kur nuk kam mbrojtjen minimale nga shteti im. Edhe në gjykatë kam kërkuar ndihmë, për të më lëshuar urdhrin e mbrojtjes, nuk ma japin”, është shprehur në atë kohë Vera Camaj.

Në pamundësi për të marrë mbrojtje nga institucionet shtetërore, Vera Camaj mori veç pèrbuzje dhe u pèrdhunua nga shefi i Pòlicisë të cilit i kërkoi ndihmë. Prej vitit 2019 ajo jeton në Gjermani ku ka kërkuar azil. Është e paqartë se cili prej rasteve ka ndodhur më parë, i Verës apo i vajzës që dènoncoi pèdhunimin së fundmi. Që prej fundjavës së kaluar, dhùna sèksuale mbetet tema më e diskutuar dhe u mbajt një pròtestë për ti dhënë fund abùzimit ndaj të miturve dhe jo vetëm.(A.M/Faxweb.al)

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *