Kryeministri Edi Rama në turin që qeveria po zhvillon këto dy ditë në Durrës, duket se ka lëshuar sinjale që s’duhen anashkaluar në raportin me kryebashkiakun Vangjush Dako.
Dako po shkon drejt konfirmimit për një kandidim për herë të katërt në Bashkinë Durrës, një nga njësitë më të mëdha në vend.
Këtë fakt e rithekson kryeministri Rama, që në fjalën e tij në prezantimin e projekteve për këtë qark ka thënë se ata që janë kundër projekteve janë sharlatanë.
“Nga Shkëmbi i Kajavës e më tej s’ka më derdhje të ujërave të zeza.
Këta që shajnë projektet janë sharlatanë. Do të ndalohen qesetë plastike, as nuk do importohen. Do të marrim vendim, do e bëjmë publik dhe do lemë afate. Helmet që prodhon fusha e plehrave janë kosto. Veliera do të ndryshojë pamjen e Durrësit.”-ka thënë Rama.
(F.G/Faxweb.al)