Këngëtarja Dafina Zeqiri ka zgjedhur të dalë në ambient të hapurt për të shijuar ditën e bukur pranverore, por jo vetëm.
Ajo ka vendosur që të shkrepë edhe disa fotografi provokuese, në të cilat është shfaqur pa bluzë apo recipeta, porn ë vend të këtyre të fundit ka vendosur ta përdorë kapelën.
Poshtë fotove, në instagram, këngëtarja ka shkruar “Ti je shpërqendrimi i imë i preferuar”,
Sidoqoftë, këto poza tërheqëse nga këngëtarja kanë ardhur mbasi ajo festoi të mërkurën ditëlindjen e 32-të, me rastin e së cilës ka postoi edhe disa foto provokuese në rrjetet sociale, ku në sy binte dekolteja, që ajo e kishte veshur pa u shqetësuar për komentet negative apo pozitive që mund të merrte.
Këngëtarja kosovare, e cila ka qenë më aktivja gjatë ditëve të Pandemisë duke lançuar këngë të reja, një gjë të cilën ajo po e vazhdon, ndau me të gjithë një fotosesion që duket se e kishte bërë enkas për ditëlindjen e saj.
“Ja si duket 32 vjeçarja”, ka shkruar ajo të mërkurën poshtë këtyre fotografive.