Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


PolitikëRajoniTe Gjitha

Daçiç: Shqiptarët do na sulmojnë, kam informacione

Ivica Daçiç, zëvendëskryeministri i Serbisë, është shprehur se ka informacione se shqiptarët e diasporës do të sulmojnë.

Ai shprehet se shqiptarët në Diasporë po planifikojnë të sulmojnë ndonjë nga shërbimet diplomatike serbe në Europë. “Klan Kosova” që i referohet zyrtarit serb, shkruan se Daçiç e ka marrë këtë informacion nga agjencitë e sigurisë në Perëndim që kanë informuar Serbinë për këtë plan të pabesë.

“Ky informacion ka ardhur nga shërbimet e komuniteti të sigurisë nga një vend i madh, ku objektivi mund të jetë ambasada jonë apo ndonjë konsullatë.”, ka thënë Daçiç në një intervistë për RTS.

Duke mos dhënë më tepër detaje dhe emër konkret, Daçiç ka lënë gjithçka në rrafshin e spekulimeve dhe thashethemeve.

“Serbia nuk do të tërhiqet nga ndjekja e Haradinajt e as nga kushdo tjetër që ka kryer krime ndaj popullit serb. Edhe populli serb, sikurse gjithë të tjerët, meriton drejtësi.”, u shpreh zyrtari serb më tej.

“Kjo deklaratë tregon se thelbi i politikës shqiptare tregon se krimet ndaj serbëve janë të lejuara dhe se dialogu është vetëm me qëllim afirmimin e pavarësisë së Kosovës. Kjo është ofenduese për të gjitha viktimat e UÇK-së, për krimet e së cilës është formuar edhe Gjykata Speciale”, ka shtuar Daçiç, transmeton Koha.net. (XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *