Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Daçiç për Asociacionin në Kosovë: Tani do të kuptohet autoriteti i BE-së

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka thënë se nuk do të ketë ndryshim të marrëveshjes për Asociacionin e komunave serbe ne Kosove.

Gjatë një interviste për ‘Blic’, Daçiç ka theksuar se Serbia e ka kryer punën e saj dhe tani marrëveshjet dhe afatet kohore duhen respektuar.

“Themelimi i Asociacionit është një provë e madhe për BE, këtu do të kuptohet autoriteti i tyre”, ka thënë ministri serb, transmeton lajmi.net.

Ai ka ripërsëritur se Serbia nuk do të lejojë që Kosova të fitojë një ulëse në OKB.

Duke folur për arrestimin e drejtorit të Zyrës për Kosovë, Marko Gjuric, ministri serb ka thënë se nuk ka qenë i habitur nga reagimi i ‘butë’ i Brukselit dhe Uashingtonit.

“Ata shumë shpesh japin deklarata të ashpra kur Serbia bën diçka ose jo, dhe në anën tjetër toleron shumë lëvizje të gabuara të Prishtinës. Imagjinoni Serbia të bënte një arrestim të tillë, do të ishte një kaos. Kjo është arsyeja pse Vuçiq është i zhgënjyer më këtë qëndrim”- tha Dacic.

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *