Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Daçiç flet për njohjen e Kosovës nga Serbia dhe tallet: Sa të zgjuar na qenkan, e dini kur ndodh kjo?

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, duke iu referuar bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë ka folur edhe për mundësisnë e njohjes së Kosovës nga Serbia, që siç thotë presidenti I Kosovës do të arrihet me marrëveshjen përfundimtare mes dy vendeve.

Por, Daçiç me tone mjaft ironizuese është shprehur se kjo nuk do të ndodhë dhe se shteti i Serbisë nuk do ta lejojë Kosovën që ta marrë ulësen në OKB.

“Ata s’duan të flasin për korrigjim, ndërsa e duan Preshevën dhe Bujanocin? Sa të zgjuar që qenkan! E, a e dini kur do të ndodhë kjo, që Kosova e Metohija të hyjë në Kombet e Bashkuara, që t’i njohim si shtet? Kur të bëjë shelnja rrush”, tha Daçiç.

Pala tjetër e cila nuk dëshiron korrigjim të kufijve kërkon që Serbia ta pranojë Kosovën, ndërsa si kompensim ta fitojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në veri. Unë u them: Harrojeni, s’ka asgjë nga kjo punë”, u shpreh ai. (B.H/Faxweb)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *