Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


RajoniTe FunditTe Gjitha

Daçiç deklaron: Kosova mund të anëtarësohet në INTERPOL, por jo në UNESCO

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka deklaruar se Kosova do të mund të anëtarësohet në INTERPOL, “edhe pse jo me dëshirën Serbisë”, por ajo nuk do të mund të anëtarësohet në UNESCO.

“Një mbledhje e rëndësishme e INTERPOL-it mbahet në shtator në Kinë. Përveç Kosovës, anëtarësim kanë kërkuar edhe Palestina dhe Ishujt Solomon. Si mund të themi ne votoni për Palestinën, por jo edhe për Kosovën”, ka thënë Daçiç.

Po ashtu Daçiç ka thënë se gjatë ditëve në vazhdim do të bisedojë me Ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, për të diskutuar anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, sepse sipas tij do të ketë probleme me juridiksionin e Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

(S.SH/Shuplaka)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *