Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Çun Lajçi tregon se do ta votojë Kurtin, por i kërkon diçka publikisht që të bëjë

Aktori i njohur nga Kosova, Çun Lajçi përmes një shkrimi në facebok ka shkruar në lidhje me votën e tij në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lajçi u shpreh me fjalët që nuk të dua por kam me t’votua duke shtuar jo që të besoj po më detyrojnë me të besu e me tanë qenjen time me qenë kundër vullnetit tim, transmeton “Bota sot”.

Aktori thotë që unë kam qenë vetë i Ibres (Ibrahim Rugovës) mirëpo që do të votojë Kurtin mirëpo i kërkon që të mos pranojë “tyrlifar ujemi, se t’myket magjija”.

Postimi i plotë:

Djalosh, nuk te dua por kam me t’votua?!

Jo pse t’besoj, por pse të tjerët po m’detyrojnë me t’besua e me tanë qenjen time me qenë kundër vullnetit tim!

Gjithçka që asht ndalë me hile, ka shpërthye si diga e gjithçka asht përmbytë!

-Landa ishte edhe n’zgjedhjet e para nji viti! A ishte?

Nuk dua e kam me t’votua (edhe unë shitësi i librave), se po tregojnë hapur se sa shtet kriminal paska qenë e qenka kjo Kosova ime për t’cilën shkruej e knoj çdo ditë.

-Para ca ditësh shkrova e thashë: Valdete ik se nuk ke kujt me ia zbatua urdhnat ma. Por paskem qenë gabim. “Amanetet” paskan mbetë pa u krye!

Nuk jam i yti ( se veç i Ibres isha) por kam me t’votua e kam me i lutë edhe mija të tjerë, se vet po tregojnë, qe ne nuk paskemi pasë shtet po Mafi e Katandi!

Në “Bastardin” tim t’kam shkrua: Reformoje pak edhe vetën edhe VV-në, e sot po t’them: Mos prano n’parti tyrlifar ujemi, se t’myket magjëja!

-Mos e ndëgjo vetëm vetvetën se kthehesh n’fantazëm!

Unë mbetëm artist i viteve t’arta dhe i shkrimeve t’vonueme e kurrë i partive, por s’po mundem pa e pa t’keqën.

Po, këta m’detyruen e unë shpërtheva n’vargje:

Kur digjem mallit për Shkodrën

M’kokërrisen dhitë e kuqe kodrave t’Vraninës

Nji motër del n’çardak vllaun me vajtua

Nji cjap blegëron n’kepa t’Cetinës

Nji plak n’Hot mbledhë rrashta për kapuça

Marash Vata i Shkrelit pisket

Dujeni Shqipninë se iu vret buka

Dardani, 21.01.2021

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *