Kreu i Bashkisë së Tepelenës Tërmet Peci i këndon Enver Hoxhës madje fare haptazi nën shoqërinë e miqve të tij dhe drejtuesve lokalë të PS.
Kjo ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në darkën e shtruar nga kryebashkiaku i Tepelenës, me rastin e 75 vjetorit të clirimit të këtij qyteti fill pas koncertit që iu kushtoi tepelenasve dhjetëra milionë lekë.
Nga pamjet e ofruara shikohet qartë sesi Tërmet Peci shoqëron në këngë, Golikun e famshëm të Bëncës që e ka pasur dhe e ka dobësi Enver Hoxhën që kur thurte këngë në festivalet folklorike të Gjirokastrës në vitet ’80.
Komandanti Enver Hoxha-është refreni i përsëritur shumë herë nga Tërmeti madje ky i fundit në një moment nderon edhe me grusht ashtu si dikur komunistët.
Në një moment në vend të Enver Hoxhës, thuhet Edi Rama dhe sërish kthehet tek Enver Hoxha.
https://www.youtube.com/watch?v=4FTwOX72AD8&feature=youtu.be
(E.K/FAXWEB.AL)