Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Çudit drejtori i Arkivave/ Qemal Stafa nuk ka bërë akt heroik, është mit absurd

Drejtori i Arkivave Shqiptare, Ardit Bido, ka qenë i ftuar në emisionin ‘Opinion’ ku ka komentuar vrasjen e Qemal Stafës, të ndodhur në 5 Maj të vitit 1942, datë e çila sot njihet si Dita e Dëshmorëve.

Bido tha se për Qemal Stafën është ngritur një mit që për të është absurd, pasi sipas tij ai nuk ka qenë hero. Kreu i Arkivave tha se Qemal Stafa nuk pati përleshje me askënd, por u vra nga xhandarmëria.

“Miti i Qemal Stafës është një ndër mitet më absurde që kemi ne. Nuk kemi të bëjmë me një akt heroik siç mund të themi për Vasil Laçit që i doli para Mbretit të Italisë dhe donte ta vriste.

Me rastin e Qemal Stafës nuk kemi të bëjmë as me ndonjë përleshje, por është vrarë nga xhandarmëria. Nuk kemi të bëjmë me një dyluftim ballor. Nuk kemi të bëjmë as me një akt që kemi të bëjmë me një akt heroik dhe patriotik”, tha drejtori i Arkivave.

Gjithashtu ai u shpreh se pas vitit 1945, kur pushtetin e morën komunistët u krijua një mit që i duhej pushtetit të asaj kohe dhe se dëshmitarët e ngjarjes nuk folën kurrë për atë ndodhi në 5 Maj 1942.

(B.V/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.