Shpesh bëjmë ndryshime në pamjen tonë të jashtme me qëllim për të nxjerrë në dukje më të bukurën e vetes, pavarësisht se edhe mund të na duhet të heqim “të zinjtë e ullirit” për të arritur atë ndryshimin perfekt të mundshëm.
Në një kohë kur Perëndimi apo edhe gjerësisht në Evropë kanë dalë në modë operacionet plastike për të “ndrequr gabimet” në mënyrë që të biesh rehat me veten, apo edhe ndryshime të tjera në look, duket se pjesa tjetër e botës po bënë çudira me një formë tjetër të të quajturit “modë”.
Nëse i hedhim sytë nga Afrika, besoheni apo jo por trendi i kohës në tribunë Suri të Etiopisë momentalisht ka të bëjë me vendosjen e kësaj pllakë e madhe në pjesën e poshtme të buzës, gjë e cila konsiderohet si një shenjë bukurie për gjininë femërore.
Pllaka vendoset në momentin kur vajzat arrijnë pjekurinë seksuale, ku nëpërmjet një rituali të çuditshëm, i hiqen dy nga dhëmbët e poshtëm dhe i shpohet buza.
Më pas, një disk balte i vendoset në vrimën e krijuar në buzën e poshtme dhe ky disk zmadhohet me kalimin e kohës duke i dhënë fytyrës një formë shumë të çuditshme.
Epo për të zbuluar se nëse javlen si apo jo trajtim bukurie , përmes fotove të mëposhtme, po jua lëmë juve në dorë ta gjykoni.