Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe Gjitha

Ç’të jenë duke kurdisur vallë? Lori rikthen Ledion Liçon në rrjete sociale

Ledion Liço është shkëputur totalisht nga jeta publike dhe të gjithë e ndjejmë mungesën e tij në ekran. Moderatori i njohur tashmë ka marrë rolin e drejtorit të përgjithshëm të kanaleve muzikore Radio Tv të Top Media, ku futet edhe Top Albania Radio.

Duke qenë se mban një peshë të madhe mbi supe si drejtues, Ledioni shfaqet shumë rrallë në media. Ai zotëron një adresë të tijën në Instagram, por nuk publikon asgjë dhe e kemi parë në shumë pak raste në profilet e Sara dhe Lori Hoxhës.

Kjo e fundit e riktheu sërish Ledionin në Instagram, kësaj here në profilin e saj. Në InstaStory, Lori ka ndarë një foto të kunatit ku tregon se po bëhen gati për të xhiruar diçka, por s’na e ka treguar se çfarë është, duke na lënë kuriozë.

Në fakt, Ledioni e ndihmon gjithmonë Lorin me videot e saj në Youtube, ndaj një video e re në kanalin e Lorit nuk përjashtohet si mundësi.

“Zoti producent është gati”- shkruan Lori krahas fotos së rrallë të Ledionit.

Pas shkëputjes nga ekrani, Ledioni i është përkushtuar më shumë familjes. Kujtojmë se Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë prindër të dy djemve, London dhe Roman, njëri 4 vjeç, ndërsa tjetri festoi pak ditë më parë 1-vjetorin e lindjes.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.