FlashSportTe FunditTe Gjitha

CR7 shpërthen në lot, fjalët e padëgjuara të babait të ndjerë e shkrehin në vaj

Cristiano Ronaldo ka shpërthyer në lot gjatë një interviste me Pierce Morgan. Arsyeja që e ka bërë futbollistin të qajë, ka qenë një video e papublikuar më parë e të atit. Në të burri i moshuar shpreh krenarinë që ndjen për të birin.

Në videon që iu tregua yllit të Juventusit tregohej i ati, Jose Dinis Aveiro, teksa fliste për hapat e para të të birit për në Euro 2004, të zhvilluar në Portugali.

I ati, i cili është një ish-ushtarak i alkoolizuar, ndërroi jetë për shkak të problemeve me mëlçinë në moshën 52 vjeçare, një vit pasi Ronaldo mori pjesë në Euro 2004. Kështu, burri humbi shumë nga sukseset e të birit dhe nuk arriti dot të shijonte as nipat e tij.

Teksa shpërtheu në lot, gjatë intervistës së gjatë me Piers Morgan, CR7 tha:

Nuk e kam parë kurrë këtë video. S’e kisha parë kurrë. Është e pabesueshme”.
Futbollisti portugez me famë ndërkombëtare foli edhe për akuzat për përdhunim që kanë rënduar mbi të. Ai u shpreh se të tilla akuza të bëjnë të ndihesh i turpëruar përpara të dashurës dhe fëmijëve.

Në këtë kuadër, Cristiano deklaroi:

Ndihesh shumë keq. Isha duke ndenjur me të dashurën në shtëpi dhe pamë në televizor që thoshte se Cristiano Ronaldo bëri këtë, bëri dhe atë… Dëgjova fëmijët që po zbrisnin nga shkallët dhe ndërrova kanal. Me vinte shumë turp. U ndjeva i turpëruar”.

Modelja amerikane Kathryn Mayorga ka akuzuar futbollistin se ka abuzuar me të teksa ndodheshin të dy në një dhomë hoteli në Las Vegas në vitin 2009. Këto akuza janë mohuar në mënyrë kategorike nga futbollisti, i cili i është drejtuar gjykatës.

 

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *