Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Ç’pritet të diskutohet nesër në Kuvend, Bardhi dhe Balla përplasen në distancë

Pas deklaratave të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla se Kuvendi i Republikës do të miratojë nesër paketën ligjore me qëllim forcimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, ka reaguar ish-deputeti Gazmend Bardhi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Bardhi i revoltuar shprehet se: “Kur dëgjon Taulant Ballën t’u flasë shqiptarëve për luftë kundër pastrimit të parave të pista, është njëlloj si të besosh që hijena do të bëhet vegjetariane.

Sipas ish-deputetit, Balla duhet të sqarojë së pari, përfshirjen në pastrimin e parave të 3.5 milionë eurove me Toyota Yaris, para kësaj nisme, ndërsa me fjalë të tjera shton se nuk ka shqiptar të vetëdijshëm që beson në deklaratat e tij.

Kujtojmë se Balla gjatë reagimit ditën e sotmo u ndal edhe tek çështja e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA , ndërsa e cilëson si një skandal të rëndë që kërkon me patjetër një legjislacion të fortë për ta hetuar.

Reagimi i Taulant Ballës: “Nesër Kuvendi miraton Paketën ligjore për forcimin e luftës kundër pastrimit të parave&financimit të terrorizmit. Përfshirja #PD #LulezimBasha në skemë tranzaksionesh të paligjshme përmes kompanive guackë& oligarkësh rusë është një skandal i rëndë,që kërkon legjislacion të fortë”- shkruan Balla në “Twitter”.

Reagimi i Gazmend Bardhit: “Është revoltuese, kur dëgjon Taulant Ballën t’u flasë shqiptarëve për luftë kundër pastrimit të parave të pista. Të presësh që Taulant Yaris alias Taulant Bego të luftojë pastrimin e parave, është njësoj si të besosh që hijena do të bëhet vegjetariane. Taulant Balla duhet të sqarojë së pari, përfshirjen në pastrimin e parave të 3.5 milionë eurove me Toyota Yaris.

Kush ka durim t’u hedhe një sy arkivave, do të kuptojë se ky është një nga skandalet më të mëdha të kësaj qeverisjeje, për mbulimin e të cilit Kryemjeshtri i pastrimit të parave, Edi Rama keqpërdori prokurorinë e tij për të rikthyer artificialisht në vëmendje çështjen e lobimit të PD në SHBA.

Nuk ka shqiptar me dy pare mend të besojë se Taulant Balla do të luftojë pastrimin e parave të miqve të tij trafikante ndërkombëtar të drogës.

Taulant Yaris/Bego, që pavareissht se me nje rroge shteti, zotëron pasuri marramendëse në Tiranë dhe jeton në luks, nuk ka fuqi as të luftojë krimin, as të luftojë pastrimin e parave të krimit e të korrupsionit. Taulant Balla dhe shefi i tij, Edi Rama do të japin shpejt llogari për vjedhjen e shqiptarëve, për pastrim parash dhe për çdo krim tjetër kundër qytetarëve.”

(B.L/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *