Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka pasur paraditen e sotmne një konferencë për shtyp me Presidentin e Policisë Federale të Gjermanisë, Dieter Romann.
Në fund të kësaj konference ministri Xhafaj paralajmëroi se gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme do të ketë lajme interesante.
Përpara gazetarëve tha se këta të fundit duhet të rrinë afër me drejtorët e komunikimit në ministri dhe në polici, pasi do të marrin lajme të mira.
“Besoj se do kemi një ditë të ngjeshur me kolegun gjerman, se do kemi aktivitete të tjera. Dhe t’u jap një këshillë, gjatë këtyre ditëve dhe javëve rrini afër me Bitën dhe Gentin se do ketë lajme interesante. Se kur bashkëpunohet ka dhe gjëra të mira. Të tjerat dalëngadalë”, tha Xhafaj në fund të konferencës.
Kjo nuk është hera e parë që Xhafaj paralajmëron goditje të krimit, edhe pse pikërisht paralajmërimi i grupeve kriminale është parë më shumë si një lajmërim për të fortët, sesa një detyrë që i takon një ministri.
(E.K/FAXWEB.AL)